Edhe pse është bërë me pronarë të rinj të cilët janë më të pasuritë në botën e futbollit, Newcastle po vazhdon të refuzohet nga trajnerët e njohur të futbollit.
Pas Antonio Contes, Brendan Rodgers dhe Zinedine Zidane, edhe ish trajneri i Newcastle, Rafa Benitez ka refuzuar të marrë drejtimin e klubit anglez, shkruan GazetaBlic Sport.
Spanjolli u shpreh se është i lumtur në stolin e Evertonit dhe i uron çdo të mirë ish klubit të tij.
“I uroj tifozëve të Newcastle United çdo të mirë sepse marrëdhënia ime me ta është e mirë dhe shpresoj që të jetë përgjithmonë, por tani për tani jam i lumtur këtu duke u përpjekur për të bërë më të mirën time. Nuk më pëlqen të flas për opsione të tjera sepse vërtet dua të jem aty ku jam. Ndihem shumë komod te Evertoni dhe më pëlqen puna në këtë klub”, ka thënë Benitez.
/GazetaBlic Sport/


