Sporti

Newcastle United shumë pranë një tjetër “goditje” të madhe në merkato

01/14/2022 08:36
nga:Mergim Rreci

Sipas një raporti të së përditshmes angleze Telegraph, mesfushori holandez, Donny Van de Beek mund të jetë rrugës për në Newcastle, në formë huazimi.

I transferuar sezonin e kaluar tek Djajtë e Kuq nga Ajax, mesfushori, me kontratë deri në 2024/2025, i kushtoi skuadrës së “Old Trafford” 40 milionë, por investimi ka treguar pak nga ajo që është pritur, transmeton GazetaBlic Sport.

Në vitin e tij debutues, Van de Beek mori pjesë në 36 ndeshje (1,456 minuta), shënoi një gol dhe një asistim.

/GazetaBlic Sport/