Efekti i pronarëve të rinj te Newcastle United po vërehet menjëherë në këtë merkato dimërore të transferimeve të lojtarëve.
Skuadra e Newcastle është afër të transferojë yllin e Atletico Madridit, Kierian Trippier për 25 milionë euro dhe është në bisedime me Evertonin për Lucas Dignen për 23 milionë funte, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë këta dy lojtarë nuk duket të jenë të vetmit për të cilët po interesohen klubi anglez nga Premierliga.
‘The Telegraph‘ raporton se Divock Origi është synimi i Newcastle për të përforcuar repartin sulmues.
? NEW: Newcastle United have stepped up their pursuit of attacking players with Liverpool’s Divock Origi under consideration. #awlive [telegraph] pic.twitter.com/Zu9RguqMad
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) January 6, 2022
Belgu nuk ka pasur shumë minuta në Anfield pasi në sulmin e Liverpoolit startojnë, Firmino dhe Diogo Jota.
/GazetaBlic Sport/


