Sporti

Newcastle United nuk i ndahet garës, rivalizon Milanin për shërbimet e Botman

05/31/2022 15:53
nga:Mergim Rreci

Sven Botman ka pasur një tjetër sezon mbresëlënës për Lille në Ligue 1, dhe Times raporton se Newcastle ka rikthyer interesin e tyre për holandezin.

Përveç Newcastle, për 22-vjeçarin thuhet se interesohet edhe AC Milan, e cila është shumë afër për të siguruar shërbimet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Në çdo rast, Newcastle gjithashtu ka identifikuar James Tarkowski si një alternativë, por duket se është e vendosur që t’i shkojë deri në fund garës për Botman.