Sporti

Newcastle United fuqishëm në garë për Kim Min-Jae

06/08/2023 16:42
nga:Mergim Rreci

Newcastle United po ndjek objektivin e Manchester United, Kim min-jae.

Qendërmbrojtësi i Napolit, Kim ka një klauzolë lirimi prej 42 milionë funtesh, të cilën trajneri i United, Erik Ten Hag, dëshiron ta aktivizojë, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, raportohet se Newcastle United është fuqishëm tashmë në garë për shërbimet e tij dhe mund ta ‘rrëmbejë’ atë në momentet e fundit.

‘Laraskatë’ do të luajnë sezonin tjetër në Ligën e Kampionëve dhe ky mund të jetë një motiv shtesë për ta pranuar ofertën.

/GazetaBlic Sport/