Ka përfunduar ndeshja mes Newcastle United dhe Chelsea.
Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
‘The Magpies’ siguruan një fitore me shumë vlerë, duke u renditur tashmë në vendin e tretë me 30 pikë.
Ishte një ndeshje shumë interesante në ‘St. James Park’, me dy skuadrat që kishin rastet e tyre, por që Willock ishte njeriu që vendosi ndeshjen me golin e tij.
Armando Broja luajti 73 minuta në këtë takim, por nuk la gjurmë.
/GazetaBlic Sport/


