Sporti

Newcastle ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit

12/16/2021 16:46
nga:Lorik J

Newcastle është afër transferimit të Kieran Trippier nga Atletico Madrid, shkruan talkSPORT.

Mbrojtësi i djathtë me përvojë ka lejen e Atleticos për t’u larguar dhe Newcastle ka nevojë për lojtarë të rinj pasi skuadra aktualisht po lufton për të qëndruar në Premierligë, përcjell GazetaBlic Sport.

Trippier është te Atletico që nga viti 2019 dhe në karrierën e tij ka luajtur për Manchester City, Barnsley dhe Tottenham. Ai ka 35 paraqitje dhe një gol për kombëtaren e Anglisë.

Sipas Transfermarkt, Trippier vlen 20 milionë euro. Këtë sezon ai ka 15 paraqitje për Atleticon dhe ka 928 minuta të luajtura.

Ai mund të bëhet futbollisti i parë që do të transferohet nga pronarët e rinj të Newcastle.

/GazetaBlic Sport