Milani po mendon për transferimin e Allan Saint-Maximin si një alternativë për Nicolo Zaniolo, por Newcastle dëshiron të paktën 30 milionë euro, raporton Sky Sport Italia.
‘Kuqezinjtë’ synojnë të rrisin opsionet e Stefano Piolit në sulm dhe Zaniolo mbetet prioriteti i tyre për janarin, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, ata i kanë vënë sytë edhe në objektiva të ndryshëm, siç është Saint-Maximin i Newcastle.
Sky Sport Italia raporton se 25-vjeçari u është ofruar kuqezinjve, por skuadra e Premier League i ka thënë Milanit se ata nuk do të shesin për më pak se 30 milionë euro.
Sipas raportit, kampionët në fuqi të Serie A do të bëjnë një lëvizje për 25-vjeçarin vetëm nëse Newcastle ul kërkesat e tyre dhe nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje për Zaniolo.
/GazetaBlic Sport/


