Newcastle United nuk ka ndërmend të dëgjojë ofertat për Alexander Isak. Suedezi ka qenë në formë fantastike në Premier League këtë sezon, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 21 paraqitje.
Klubi nga Anglia synon të mbajë lojtarin e tij më të mirë. Isak do të marrë një kontratë të re dhe një rritje rroge.
Një numër gjigandësh evropianë janë të interesuar për Isak, duke përfshirë rivalët e Newcastle, Arsenal dhe Manchester United.
Newcastle këmbëngul se Isak nuk është në shitje.
Kontrata e sulmuesit suedez me Newcastle skadon në qershor të vitit 2028.
/GazetaBlic Sport