Sporti

Newcastle i hynë garës me Liverpoolin për Kroosin

11/01/2021 09:07
nga:E K

Sipas klubit spanjoll El Nacional, Newcastle, në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Mbretërisë së Arabisë Saudite, i drejtuar nga Princi Mohammed bin Salman, do të përpiqet të nënshkruajë me Toni Kroos, nga Real Madridi.

Sipas atij publikimi, anglezët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 30 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e mesfushorit gjermanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Edhe Liverpool është e interesuar për shërbimet e 31 vjeçarit, dhe Newcastle duhet të garojë me ‘The Reds’ për të siguruar nënshkrimin e Kroos.

Gjermani erdhi në Santiago Bernabeu në vitin 2014 nga Bayern Leverkusen, ku po kalonte një huazim nga klubi që e kishte në posedim kartonin e tij, Bayern Munich.

/GazetaBlic Sport/