Sporti

Newcastle eliminoi Arsenalin nga ‘Carabao Cup, tifozët tallen me Artetën

02/06/2025 10:35
nga:Mergim Rreci

Newcastle United ka eliminuar Arsenalin nga “Carabao Cup” me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Pas vetëm katër minutash lojë, Magpies shënuan nëpërmjet Alexander Isak, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Mirëpo, në minutën e 19-të, Murphy kaloi Newcastle në epërsi. Vendasit e nisën edhe pjesën e dytë mirë, duke shënuar edhe golin e dytë.

Ishte Anthony Gordon, ai që i dha goditjen finale Arsenalit, kur u asistua prej Fabian Schar në minutën e 52-të.

Arsenali përshëndetet me këtë garë, ndërsa i mbetet Liga Premier dhe Liga e Kampionëve që të garojë.

Gjate ndeshjes, tifozeria u tall me Artetën, që ishte ankuar për peshën e topit në ndeshjen e vajtjes. “Pesho topin Mikel” bërtisnin ata”.