Sporti

Newcastle e turpëron Man United në ‘Old Trafford’

11/01/2023 23:10
nga:L J

Newcastle United ka fituar sonte ndaj Manchester United në ‘Old Trafford’.

Ekipi i Newcastle United ka fituar ndaj ‘Djajve të Kuq’ me rezultatin e thellë 0-3, duke eliminuar kështu ekipin e Ten Haag nga EFL Cup, shkruan GazetaBlic Sport.

Almiron dhe Hall realizuan golat për ekipin e Newcastle në pjesën e parë të ballafaqimit.

Pas një ore lojë, pra në pjesën e dytë, Willock shënoi në portën e Onanas për të vulosur fitoren dhe kalimin tutje të ekipit të tij.

Kjo humbje e rrezikon shumë pozitën e Ten Hag në krye të Man United.

/GazetaBlic Sport