Sporti

Newcastle dërgoi një avion privat për të marrë Botman, lojtari do të zyrtarizohet së shpejti

06/27/2022 16:54
nga:L J

Mbrojtësi holandez, Sven Botman ka aterruar në Angli me një avion privat.

Klubi anglez, Newcastle ka angazhuar një avion privat që ta sjellë Botmanin në Angli sa më shpejtë që është e mundur, para se ai të kompletojë transferimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari tashmë veç është në Angli dhe tani pritet të bëjë ekzaminim mjekësor para se të nënshkruajë kontratë me Newcastle, shkruan Sky Sports.

Botman, i cili prej disa kohësh është një dëshirë e madhe e Newcastle, u transferua nga Lille për 40 milionë euro.

/GazetaBlic Sport