Sporti

Newcastle – Arsenal, formacionet zyrtare

05/07/2023 16:36
nga:Mergim Rreci

Me 4 javë nga fundi dhe 4 pikë më pak se Manchester City, Arsenali luan pasditen e sotme një nga shanset e fundit për të mbajtur gjallë garën për titullin kampion në Premier League.

Londinezët do të zbresin në fushë në transfertën e vështirë ndaj Newcastle, ndoshta pengesa e fundit serioze për të besuarit e Mikel Artetës, që do të kërkojnë fitoren, për të shpresuar më pas në hapat fals të Manchester Cityt.

Sfida Newcastle-Arsenal do të startojë në orën 17:30 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Newcastle United XI: Pope, Trippier, Botman, Schar, Burn, Joelinton, Willock, Guimaraes, Murphy, Wilson, Isak.

Arsenal XI: Ramsdale, White, Gabriel, Kiwior, Zinchenko, Xhaka, Jorginho, Saka, Odegaard, Martinelli, Jesus.

/GazetaBlic Sport/