Skuadra e Newcastle ka arritur marrëveshje me Arsenalin për mesfushorin anglez, Joe Willock.
“The Athletic” raporton se marrëveshja mes dy klubeve është arritur, kurse Newcastle do të paguajë 25 milionë funte për shërbimet e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi anglez megjithatë ende nuk ka arritur marrëveshje me lojtarin për kushtet personale por kjo nuk pritet të paraqet problem.
Anglezi ishte pjesë e Newcastle edhe sezonin e kaluar ku kaloi gjysmë sezoni i huazuar nga Arsenal.
/GazetaBlic Sport/


