Newacastle United shpreson të transferojë Christian Eriksen nga Brentford në fund të këtij edicioni.
Eriksen po shkëlqen që nga rikthimi i tij dhe kjo ka bërë që vëmendja e klubeve të mëdha të Premier League të rikthehet tek ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Mesfushori ka shënuar një gol dhe një asist gjatë pesë paraqitjeve të tij në Premier League deri më sot, dhe gjithashtu ka bërë një rikthim të suksesshëm në ekipin kombëtar të Danimarkës, me paraqitjet e tij që paralajmërojnë klubet në të gjithë kontinentin për disponueshmërinë e tij këtë verë.
Eriksen nënshkroi një marrëveshje afatshkurtër deri në fund të sezonit kur ra dakord të bashkohej me Brentford në janar, me skuadrën e Newcastle që tashmë e dëshiron atë me çdo kusht.
Hierarkia e Newcastle është e vetëdijshme për nevojën për t’iu përmbajtur rregulloreve të Fair Play Financiar të Premier League, kështu që mundësia për të nënshkruar një futbollist të njohur si Eriksen në një transferim falas do të ishte veçanërisht tërheqëse.
Magpies do t’i ofrojnë mesfushorit një rritje të konsiderueshme nga pagat e tij aktuale që merr në Brentford.
/GazetaBlic Sport/


