Senati i Nju-Jorkut ka nderuar Kosovën duke miratuar Rezolutën që përkujton 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.
Ishte edhe njëherë senatorja Jessica Scarcella-Spanton ndër më meritoret për një veprim të tillë.
Ajo shprehu kënaqësinë që mirëpret njerëzit e Kosovës në Kapitolin e këtij shteti amerikan, dhe ndau krenarinë që feston kulturën dhe traditën kosovare bashkë me kosovarët.
“Jam e nderuar që edhe një herë të promovoj këtë rezolutë dhe t’i mirëpres njerëzit e Kosovës në Kapitolin tonë për të festuar pavarësinë e tyre”, ka deklaruar senatorja, në një mbishkrim që i ka vënë në X videos me fjalimin e saj në Kapitol.
“Jam krenare që përfaqësoj një komunitet kaq të fortë kosovar këtu në SD23 dhe mbetem e përkushtuar të festoj kulturën dhe traditat e tyre së bashku me ta”.
Honored to sponsor this resolution once again and welcome the people of Kosova to our Capitol to celebrate their independence. I am proud to represent such a strong Kosovar community here in SD23, and I remain committed to celebrating their culture and traditions alongside them. pic.twitter.com/AtKbUDlqyD
— Senator Jessica Scarcella-Spanton (@NYSenator_JSS) February 6, 2026


