Lajme

New York, Shqipëria nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Rimëkëmbjen e Ukrainës

09/26/2024 21:06
nga:Sh R

Shqipëria i është bashkuar 30 vendeve për të miratuar Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës.

Deklarata rikonfirmon angazhimin e palëkundur ndërkombëtar për të qëndruar përkrah popullit ukrainas në luftën e tij për liri, paqe dhe drejtësi. I mbështetur gjatë takimit të Grupit të Shtatë (G7) + Ukrainë, dokumenti përmban disa pika duke përfshirë ndihmën për të rindërtuar Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe sigurimin e rreth 50 miliardë Dollarëve deri në fund të 2024, përfituar nga asetet e ngrira ruse.Vendet që miratuan deklaratën: Shqipëria, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Japonia, Kosova, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Republika e Irlandës, Rumania, Sllovenia, Spanja, Suedia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Shqipëria u përfaqësua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në ceremoninë ku morën pjesë Presidenti i SHBA, Joe Biden, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.