Jamie Carragher, ish lojtari i Liverpool-it, kritikoi ashpër Cristiano Ronaldon për lajmin se ai synon të largohet nga Manchester United.
Carragher tha se nëse CR7 largohet nga Manchester United, atëherë zgjedhja e tij për t’u kthyer tek ‘Djajtë e Kuq’ nuk ishte zgjedhje e zemrës, pas refuzimit të Cityt, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Gary Neville, ish-ylli i Djajve të kuq, i doli në mbrojtje sulmuesit portugez.
“E shoh, ju po luani zgjuar, por ai mund ta refuzojë Cityn për United, sepse i pëlqen më shumë klubi dhe madje ai mund të dëshirojë të largohet në verë. Ai u largua më parë dhe ende i pëlqente klubi. Shijojeni ditën dhe periudhën tuaj të shkurtër të suksesit”, ka shkruar ish-lojtari, Neville.
/GazetaBlic Sport


