Sporti

Neville: “Shpresoj që klubet e Superligës të përleshen me njëra-tjetrën”

04/20/2021 23:54
nga:L J

Superliga Evropiane ngjalli debat të madh në botën e futbollit që nga krijimi i saj dy ditë më parë.

Shumë figura të futbollit, institucione madje dhe qeveri e kritikuan këtë nismë të 12 klubeve themeluese të kësaj gare, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas protestave të shumta, Chelsea ishte klubi i parë që mori iniciativën të tërhiqej nga kjo garë duke u pasuar menjëherë nga Manchester City.

Një nga kritikuesit më të mëdhenjë të kësaj gare ishte ish futbollisti i Manchester United, Gary Neville.

Ai ka thënë se Superliga tashmë ka mbaruar.

“Tashmë gjithçka ka përfunduar, klubet e Superligës janë të mbaruara, shpresoj që Perez t’i dënojë klubet që janë larguar me nga 100 milionë për secilën. Shpresoj që ata të përleshen me njëri tjetrin”, tha anglezi, Gary Neville.

/GazetaBlic Sport.