Legjenda e Manchester United, Gary Neville ka bërë një deklaratë interesante rreth yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Neville tha se ishte ai ishte arsyeja që Cristiano u transferua nga Sporting Lisbon në Manchester United, pasi ai nuk kishte arritur t’a ndal atë gjatë ndeshjes kur Manchester United po përballej me Sportingun, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mendoj që Cristiano duhet të më falënderojë shumë sepse luajta në atë ndeshje ndaj Sporting Lisbon dhe ai vazhdonte të kërcente në krah duke më tejkaluar”.
“Pas ndeshjes, Sir Alex e transferoi. Luajta në atë lojë dhe e kuptova në 90 minuta se do ishte i veçantë, padyshim. Pra, pres se pas ndonjë ndeshje të vijë dhe të më falënderojë për ndihmën që i dhashë për të ardhur këtu ku është sot”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/


