Pas ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Francës, Luka Modric tha se është shqetësuar nga orari i ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
“Të vendosësh katër ndeshje në dhjetë ditë pas sezonit është çnjerëzore. Thjesht nuk është normale,” tha kapiteni i kombëtares kroate.
Deklarata e tij në Twitter u shpërnda nga ish-lojtari anglez dhe tani analisti, Gary Neville.
“Ai ka absolutisht të drejtë”, shkroi Neville, i cili qartazi ishte dakord me Modric për orarin jashtëzakonisht të vështirë të Ligës së Kombeve, që u zhvillua menjëherë pas sezonit të klubeve.
/GazetaBlic Sport
He certainly is right! https://t.co/sDhfLhQuld
— Gary Neville (@GNev2) June 16, 2022


