Sporti

Neville: Manchester Cityt i duhet Ruben Dias për t’u bërë kampion i Anglisë

01/16/2023 23:05
nga:E K

Gary Neville, ish-lojtar i Manchester United dhe komentator aktual i Sky Sports, beson se Manchester City do të jetë kampion i Anglisë, por argumenton se për këtë, “qytetarët” duhet të rikthejnë Ruben Dias, i cili nuk ka luajtur që nga eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës në Katar.

“Nëse Haaland fillon të angazhohet, Manchester City fillon të hyjë në rrugën e duhur, mbrojtja fillon të organizohet më shumë se sa ka bërë, dhe ata kanë nevojë për kthimin e Ruben Dias, nëse është e mundur, mendoj se Manchester City do të jetë kampion”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-reprezentuesi anglez është i sigurt se Arsenali, lideri aktual i Premierligës, me tetë pikë më shumë se Manchester City, nuk do e mbajë kreun deri në fund.

“Arsenali nuk do të jetë kampion. Manchester City do ta fitojë ligën dhe mendoj se Manchester United do të përfundojë i dyti. E di që kjo do t’i shqetësojë tifozët e Arsenalit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/