Euro2024

Neville kritikon Southgate: Mos aktivizimi i Arnold është diçka ‘ilegale’

07/01/2024 09:33
nga:Lorik J

Gary Neville ka kritikuar Gareth Southgate që nuk luajti me Trent Alexander-Arnold në ndeshjen e Euro 2024 kundër Sllovakisë.

Duke folur pas pjesës së parë me Anglinë që po humbtte me rezultat 1-0, ish-mbrojtësi i Man United tha, siç citohet nga Independent: “Ai duhet të ndërhyjë, ai duhet të grisë skenarin. Ai është duhet të bëjë , një, dy zëvendësime, Palmer, Trent dhe Gordon… Ai duhet të ndryshojë të gjithë narrativën.”

“Është e paligjshme që ai [Trent] nuk luan sot në këtë ndeshje të Anglisë. Ai është futbollisti më i mirë në mbrojtje të djathtë që kemi parë ndonjëherë në këtë vend. Ai duhet të jetë në fushë.”

Trent qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes. Anglia barazoi në minutën e 91-të dhe e çoi ndeshjen në kohën shtesë, ku fitoi 2-1.

Tre Luanët bënë një paraqitje jashtëzakonisht të dobët, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë turneut deri më tani.

/GazetaBlic Sport