Sporti

Neville kritikon shpenzimet e Chelseat: Çmenduri të shpenzohen aq shumë para për Enzo Fernandez

02/09/2023 21:59
nga:E K

Gary Neville, ish-futbollisti historik anglez, tani komentator për Sky Sports, komentoi blerjen e Enzo Fernandez nga Chelsea.

Ai kritikoi shpenzimet stratosferike të Chelseat duke i cilësuar si të çmendura, shkruan GazetaBlic Sport.

“Cucurella për 64 milionë funte dhe Enzo Fernandez për 107 milionë, një është një anësor dhe  playmaker. Tavani për ky lloj lojtaresh nuk duhet te jene me shume se 60 milion lojtarë si Rodri, Fabinho, Casemiro. Këta futbollistë nuk shënojnë 30 gola në sezon, pra pse shpenzohen gjithë ato para, çfarë merrni me këto investime? Transferime të çuditshme për mua, nuk po them që nuk janë të forta, mund të jenë fantastike në Angli. Por këto lloj investimesh janë të çmendura“, tha ai.

/GazetaBlic Sport/