Sporti

Neville e këshillon Solskjaerin të ketë kujdes me Ronaldon

10/04/2021 12:27
nga:E K

Ish-kapiteni i Manchester United, Gary Neville, ka këshilluar trajnerin e United Ole Gunnar Solskjaer, që të ketë kujdes me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Ai kritikoi çasjen e Ronaldos pasi e la fushën pas barazimit 1-1 me Evertonin ku ylli portugez kishte filluar ndeshjen nga banka rezervë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk mund të them që më pëlqeu. A mërzitet Cristiano kur nuk luan? Po. A mërzitet Cristiano kur nuk shënon? Po. A mërzitet Cristiano si çdo gjë tjetër kur skuadra nuk fiton? Kjo është e qartë. Ne e dimë atë. Ai nuk ka pse ta vërtetojë këtë. Cristiano është mjaft i zgjuar për të ditur se veprime të tilla do të bëjnë edhe më shumë presion mbi trajnerin sesa ai tashmë ka. Unë mendoj se është diçka që duhet të menaxhohet gjatë muajve të ardhshëm”, tha fillimisht Neville.

“Duhet të siguroheni që e menaxhoni Cristianon në mënyrën e duhur. Unë mendoj se ai do të flasë me të dhe do t’i thotë: ‘Shiko, nëse do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë në dhomën e zhveshjes. Por as Cristiano nuk është “dele”. Ai nuk do i ndjek urdhërat pa thënë asgjë. Ai do të demonstrojë pakënaqësinë e tij dhe mungesën e lumturisë në disa situata”, përfundoi anglezi.

/GazetaBlic Sport/