Sot, në emisionin “Ora e Pasdites” u fol për ballafaqimet që i hasin personat me sëmundjen e Alzheimer-it.
I ftuar për të diskutuar mbi këtë sëmundje, në ditën ndërkombëtare të vetëdijesimit, ishe Dr.Adnan Biqku, neurolog.
Neurologu tha se kjo sëmundje në disa raste nuk i kursen as moshat e reja, përderisa vijoi ta shpjegojë se çfarë është sëmundja në fjalë.
“Sëmundja e Alzheimeri-it është sëmundje e trurit, e njohur ndryshe në popull edhe si sklerozë. Sipas definicionit është sëmundje neurodegjenerative e trurit, kronike, progresive, do të thotë që shkon duke u përkeqësuar gjendja. Prek moshat e vjetra, por nuk kursen as ato të mesme”, u shpreh neurologu.
Mjeku Biqku përmendi edhe faktorët të cilët ndikojnë në paraqitjen e kësaj sëmundje.
“Këtu hynë: sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sëmundjet e zemrës, hipertensioni, pastaj sëmundja e sheqerit ose diabetit, por edhe disa sëmundje psikike, p.sh pacientët të cilët kanë vuajtur prej depresion, kanë më shumë mundësi të me u prek prej sëmundje së Alzheimerit”, tha Dr. Biqku.


