Sporti

Neuer pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Bayernin

01/24/2022 20:03
nga:Lorik J

Një nga portierët më të mirë, Manuel Neuer pritet të përfundojë karrierën e tij me Bayern Munich.

Tani, Bayern Munich dhe Neuer po kërkojnë të zgjasin kontratën e tij me klubin derisa ai të jetë gati 40 vjeç, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediumit gjerman, BILD, Bayern Munich i ka propozuar Neuerit një kontratë të re dhe për tri vjet.

Neuer pritet të nënshkruajë kontratën me klubin bavarez deri në vitin 2025.

Portieri aktualisht është 35 vjeçar, andaj nëse nënshkruan, do të thotë se ai do të mbyllë karrierën tek klubi i Bayernit.

/GazetaBlic Sport