Kupa e Botës 2022

Neuer nuk e ka “ndërmend” të pensionohet: Nëse më kërkohet do të kontribuoj për Gjermaninë

12/02/2022 19:39
nga:E K

Pas eleminimit të parakohshëm të kombëtares gjermane nga Botërori i Katarit, Manuel Neuer, portieri 36-vjeçari i Bayern Munich foli për mediat nga ku tha se ka mundësi që ai të vazhdojë të luajë për kombëtaren e “pancerave”, pavarësisht moshës.

“Nëse më kërkohet dhe vazhdon të më kërkohet të kontribuoj, atëherë do të vij”,- u shpreh shtatlarti i portës gjermane, duke lënë kështu llogaritë hapur, për çdo “skenar” të mundshëm.

Kujtojmë se Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës, pasi në grupin e tyre tutje kaluan Spanja dhe Japonia.