Sporti

Neuer: Ne duam të fitojmë Ligën e Kampionëve

02/13/2024 22:38
nga:Mergim Rreci

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer deklaroi në konferencën për mediet, në prag të ndeshjes ndaj Lazio-s, se qëllimi i tyre është që këtë sezon të fitojnë Champions League-n.

“Duhet të kujtojmë të gjitha eksperiencat që kemi pasur në Champions League në të kaluarën. Ajo që na dallon nga të tjerët është se ne dimë të rikthehemi te triumfi pas disfatave të rënda. Ne synojmë të fitojmë Champions-in këtë sezon”-deklaroi ai.

Më tej, duke analizuar kundërshtarin e radhës në këtë kompeticion, Lazio-n, portieri gjerman u shpreh se si të gjitha ekipet italiane edhe skuadra e Sarri-t pritet të mbrohet shumë.

“Është sigurisht një skuadër italiane dhe të gjithë dinë të mbrohen shumë mirë, mesfusha është prezente dhe kompakte, do të jenë kompaktë edhe në fazën e sulmit. Kur sheh emrin e skuadrës të krijon idenë e një ekipi të lehtë për t’u përballur, por Bayern ka pasur probleme edhe në të kaluarën kundër skuadrave “më të lehta”. Nuk do të thosha kurrë se Lazio është një ekip më i vogël, le të mos nënvlerësojmë asnjë nga kundërshtarët tanë. Leverkusen na mësoi se duhet të përqendrohemi vetëm te vetja“-tha ndër të tjera Manuel Neuer.