Lojtarët e Bayern Munich kanë filluar presionin psikologjik me anë të deklaratave ndaj PSG para takimit të ditës së nesërme në Ligën e Kampionëve.
Joshua Kimmich, pak më herët deklaroi se Bayern janë ekipi më i mirë në botë dhe se mund ta rikthejnë rezultatin në favor të tyre, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas Joshua Kimmich edhe Manuel Neuer u shpreh se ka besim te lojtarët e Bayernit dhe se rezultati nuk është i pakthyeshëm.
“Ne duhet të qëndrojmë të qetë në mendje, por të gatshëm me zemër, është e domosdoshme të hyjmë në fushë me motiv të lartë, duhet ta luajmë lojën tonë ofanzive dhe ta vëmë Parisin në presionin tonë”, deklaroi Neuer.
“Nëse arrijmë të krijojmë raste ashtu si në Munich atëherë ne do t’ia dalim, mbrojta e PSG është pika e tyre e dobët“, përfundoi Manuel Neuer.
PSG dhe Bayern do të përballen nesër me fillim nga ora 21:00, skuadra parisiene ka avantazhin nga ndeshja e parë me rezultat 2-3.
/GazetaBlic Sport.


