Bayern Munich do të përballet nesër me Villarreal në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Villarreal befasoi “Bavarezët” duke i mposhtur në shtëpi me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e nesërme do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse sot është mbajtur konferencë për shtyp në lidhje për këtë takim.
Portieri i Bayernit, Manuel Neuer tha se skuadra gjermane ka qenë edhe më parë në pozita të njëjta, duke shtuar se ata nuk kanë frikë nga askush.
“Duhet të tregojmë vullnet nesër, jemi ambiciozë dhe prandaj mund të mbështeteni gjithmonë tek vetja, e kemi humbur duelin e parë, na dhemb, por duam të kthehemi. Kemi humbur vetëm një me zero, nuk ishim të kënaqur me paraqitjen. Rezultati është humbja më e mirë që dikush mund të marrë. Tani në shtëpi jemi të motivuar dhe duam të përfitojmë nga mbështetja e tifozëve tanë” tha fillimisht gardiani gjerman.
“Sigurisht që jam i emocionuar, më vjen mirë, janë ndeshje të rëndësishme, janë sfida, është Champions League dhe është një lojë shumë e veçantë”, deklaroi ai.
“Ata duhet të luajnë para tifozëve tanë, ne kemi luajtur kundër tyre dhe nuk kemi frikë”, përfundoi Neuer.
Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do ballafaqohet me një nga skuadrat e takimit tjetër Liverpool – Benfica.
/GazetaBlic Sport.


