Sporti

Neuer: “Jemi të emocionuar për të filluar këtë Ligë të re të Kampionëve, e duam finalen”

09/16/2024 21:13
nga:Lorik J

Duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin e tij Kompany, portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer ishte mjaft optimist për startin e Champions League.

“Është diçka e re për të gjithë ne, si fillimi i kampionatit. Në fund të fundit, e rëndësishme është që finalja është në Mynih dhe ne duam të jemi aty”, tha fillimisht Neuer.

“Viti 2012 ishte gjithashtu një sezon pa trofe, të cilin sapo e patëm përsëri. Të gjithë e mbajnë mend atë që ndodhi më pas. Motivimi në skuadër është i madh. Sigurisht që do të ishte mirë të arrijmë në finale në qytetin tonë. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë që në ndeshjen e parë. Planet e ardhshme? Nuk e nis sezonin për të thënë lamtumirë në fund. Ndihem shumë mirë, jam në gjendje të performoj. Koha do të tregojë se si do të shkojnë gjërat”, përfundoi ai.

Bayern Munich nesër takohet me Dinamo Zagrebin me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport