Sporti

Neuer: Ishim afër finales së madhe, por nuk i konkretizuam rastet që kishim

05/06/2026 23:59
nga:Mergim Rreci

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, dha një vlerësim të drejtpërdrejtë pas ndeshjes vendimtare, duke pranuar se skuadra e tij nuk arriti të konkretizojë momentet kyçe për të siguruar finalen e UEFA Champions League.

“Mendoj se sot na mungoi instinkti vrasës në sulm, por në fund patëm mundësitë për ta fituar ndeshjen,” u shpreh ai, duke theksuar se rastet ekzistonin, por nuk u shfrytëzuan siç duhet.

Neuer e krahasoi efikasitetin e ekipit të tij me atë të kundërshtarit, duke marrë si shembull Paris Saint-Germain: “Nuk patëm shumë raste të pastra, por kur i ke ato momente… shikoni Parisin – ata ishin thjesht ‘vrasës’, duke shënuar pesë gola si në ndeshjen e parë. Kjo është pikërisht ajo që na duhej sot.”

Në fund, ai pranoi se Bayern ishte pranë objektivit, por nuk arriti ta përmbyllte misionin: “Mendoj se u pa që ishim afër arritjes në finale, por nuk arritëm ta përfundonim punën.”

/GazetaBlic Sport/