Sporti

Neuer: “Franca? Ne mund të mposhtim çdo skuadër”

06/14/2021 21:20
nga:Mergim Rreci

Gjermania dhe Franca e zhvillojnë nesër ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian.

Të dy kombëtaret do të përballen me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një finale para finales ndeshja e nesërme.

Portieri i kombëtares gjermane, Manuel Neuer ka folur para kësaj ndeshje.

Ai ishte optimist në konferencën për shtyp duke thënë se ndaj Francës skuadra e tij do të luajë shanset për të fituar, ashtu siç luan ndaj çdo skuadre.

”Jemi përgatitur shumë mirë si kombëtare dhe duam të  marrim maksimumin edhe nga ky Kampionat. Ne luajmë për fitore ndaj çdo kombëtarje, ne mund të mposhtim çdo kundërshtar”, tha Neuer.

Pjesë e shkëputur nga intervista e tij.