Manuel Neuer e ka filluar sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me Bayern Munich. Në ndeshjen hapëse kundër Chelseat, bavarezët fituan 3-1.
Kjo ndeshje ishte veçanërisht e veçantë për Neuerin, pasi në moshën 39 vjeç e 174 ditë ai e kaloi Lothar Matthaus, duke u bërë lojtari më i vjetër i Bayernit që ka luajtur në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes, Neuer komentoi mbi arritjen e tij të re: “Shpresoj të mos dukem aq i vjetër.”
Por ai menjëherë e kuptoi se çfarë kishte thënë dhe e korrigjoi veten: “Epo, Lothar nuk duket i vjetër, por unë ende përpiqem të dukem i ri.”
Ndeshja e ardhshme e Bayernit në Ligën e Kampionëve do të jetë më 30 shtator kundër FC Pafos.
/GazetaBlic Sport


