Sporti

Netlfix bën dokumentar për Mourinhon, do të shfaqet këtë javë

01/04/2024 09:22
nga:Lorik J

Jose Mourinho zbuloi se Netflix ka bërë një dokumentar për të Special One po fliste me mediat pas fitores 2-1 të Giallorossëve ndaj Cremonese në Kupën e Italisë dhe ndau lajmet rreth serialit të ri i cili do të nisë në fund të kësaj jave.

“Do t’ju jap lajme, një dokumentar po fillon në Netflix për mua, është një dokumentar për karrierën time dhe fillon të enjten.

“Ka gjëra që do të dihen vetëm aty… Roma më paguan mirë, por unë jam një budalla. Unë nuk kisha nënshkruar ende me Romën, kisha dhënë disponueshmërinë time, më pas ishte një klub që më donte dhe donte që unë të prishja kompromisin me Romën, por unë nuk shkova.

“Të gjithë më thanë se isha budalla, kur më thirri Portugalia, thirra presidentin, e njëjta gjë ndodhi kur më donin në Arabinë Saudite”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport