Dwayne Johnson ka arsye të festojë dhe ta mbyllë vitin 2021 me një dolli.
Filmi i tij i fundit, “Red Notice”, është tani filmi më i ndjekur në historinë e Netflix, sipas gjigantit të transmetimit.
“Red Notice” solli 328.8 milionë orë shikime, raporton Netflix, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga “Bird Box” e Sandra Bullock në vitin 2018, me 282 milionë orë shikime.
Aktualisht, 50 për qind e të gjithë abonentëve të Netflix në mbarë botën kanë parë “Red Notice”.
Filmi e kaloi rekordin e mbajtur më parë në vetëm 18 ditë, në krahasim me “Bird Box” që zgjati 4 javë.
Filmi ku luajnë Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, u prodhua nga ‘Johnson’s Seven Bucks Productions’ dhe debutoi në faqen e transmetimit në fillim të këtij muaji. Ai ende mbetet në 10 filmat më të mirë në platformë në 94 vende, sipas Netflix.
“Red Notice” tregon historinë e një profilisti të FBI-së të luajtur nga Johnson, i cili duhet të bashkëpunojë me hajdutin më të madh të artit në botë [Reynolds] në një grabitje të guximshme në mënyrë që të kap një kriminel më të kërkuar të luajtur nga Gadot.
Filmi u shfaq në kinema fundjavën e kaluar.