Sporti

Netflix publikon dokumentarin për Kupën e Botës 2022

12/22/2023 17:03
nga:Mergim Rreci

Netflix njoftoi, këtë të premte, lansimin e dokumentarit ‘Capitães do Mundo’, kushtuar Kupës së Botës në Katar.

‘Captains of the World’ do të shfaqet premierë më 30 dhjetor dhe do të shfaqë prapaskenat e Kupës së Botës në Katar, si dhe intervista ekskluzive me lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe Messi, të cilët ngritën trofeun, përcjell GazetaBlic Sport.

Dokumentari do të tregojë pamjet nga prapaskenat nga edicioni i fundit i Kupës së Botës, atje ku Leo Messi me shokë triumfuan.