“Sex/Life” po rikthehet për një sezon të dytë, sipas një konfirmimi të bërë nga Netflix.
Gjithashtu do bëhet edhe një kthim i aktorëve kryesorë si: Sarah Shahi, Mike Vogel, Adam Demos dhe Margaret Odette.
“Sex/Life” është një ëndërr e realizuar. Të krijosh një shfaqje të tillë që ka tërhequr kaq shumë miliona shikues është jo vetëm jashtëzakonisht argëtuese, por edhe e mahnitshme”, ka thënë producentja Stacy Rukeyeser.
“Kur mendoj për të gjitha gratë që kanë arritur nga e gjithë bota për të thënë se shfaqja u flet atyre në një mënyrë thellësisht personale, jam shumë e frymëzuar. Jam e emocionuar dhe mirënjohëse për mundësinë që të vazhdoj ta tregoj këtë histori për Billie dhe për të gjithë ne”.
Seriali, i frymëzuar nga “44 Chapters About 4 Men” nga B.B. Easton, përqendrohet në një trekëndësh dashurie midis një gruaje, burrit të saj dhe të kaluarës së saj.
Kjo u shikua nga 67 milionë familje në katër javët e tij të para në transmetim, gjë që e bën atë serialin e katërt më të shikuar televiziv në historinë e Netflix.
Seriali u realizua nga Jordan Haëley (“Smallville,” “UnREAL,” “A Million Little Things) dhe nga producenti J.Miles Dale (“Shape of ater,” “The Strain,” “The Vow”), së bashku me Rukeyser. /Telegrafi/