Cult

Netflix heq serialin e animuar të Meghan Markle ‘Pearl’

05/03/2022 18:52
nga:G C

Platforma e transmetimit Netflix Inc (NFLX.O) tha të dielën se kishte vendosur të ndalonte punën në serialin familjar të Meghan Markle “Pearl”, transmeton KultPlus.com

Heqja dorë nga disa projekte, përfshirë atë të Markle, ishte pjesë e vendimeve strategjike për prodhimin e serialeve të animuar, tha kompania në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi vendimin e saj.

Archewell Productions, kompania e krijuar nga Markle dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry, tha vitin e kaluar se ajo do të ishte një producente ekzekutive e “Pearl”. Seriali do të përqendrohej në aventurat e një vajze 12-vjeçare e cila është frymëzuar nga gra me ndikim të historisë.

Çifti njihet zyrtarisht si Duka dhe Dukesha e Sussex.

Netflix gjithashtu vendosi të mos ecë përpara me dy serialet e animuar për fëmijë “Dino Daycare” dhe “Boons and Curses”.

Vendimi për të anuluar këto shfaqje vjen pasi Netflix raportoi një humbje prej 200,000 abonentësh në tremujorin e parë, duke rënë shumë larg parashikimit të tij për të shtuar 2.5 milionë abonentë. Pezullimi i shërbimit në Rusi pas pushtimit të Ukrainës mori një dëm, duke rezultuar në humbjen e 700,000 anëtarëve.