Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, foli pak më herët në telefon me Donald Trump, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e shtypit e qeverisë, ka raportuar BBC.
Në një bisedë “të ngrohtë dhe të përzemërt”, Netanyahu e uroi Trumpin për fitoren e tij në zgjedhje dhe të dy ranë dakord të punojnë së bashku për sigurinë e Izraelit dhe diskutuan gjithashtu “kërcënimin iranian”, shton deklarata.
Netanyahu më herët e quajti fitoren e Trump “kthimin më të madh të historisë”.