Lajme

Netanyahu thotë se vrasja e 21 ushtarëve, një nga ditët më të vështira: S’do ndalemi deri në fitore absolute

01/23/2024 11:56
nga:Sh R

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vrasja e 21 ushtarëve izraelitë është një nga ditët më të vështira që nga fillimi i luftës me Hamasin.

Netanyahu tha se pavarësisht humbjes së 21 ushtarëve, Izraeli nuk do të ndalojë së luftuari deri në fitoren absolute.

“Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë nisur një hetim për katastrofën. Ne duhet të nxjerrim mësimet e nevojshme dhe të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur luftëtarët tanë të sigurt”, tha Netanyahu, shkruan CNN.

21 ushtarët izraelitë u vranë pasi një raketë goditi një tank që mbronte trupat izraelite, ndërsa dy ndërtesa dykatëshe u shembën mbi ushtarët.