Lajme

Netanyahu reziston presionin për krijimin e një shteti palestinez

01/21/2024 07:35
nga:G B

Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu ka insistuar sërish se Izraeli duhet të mbajë kontrollin e sigurisë mbi të gjitha territoret palestineze.

Netanyahu tha se ky kusht ishte “në kundërshtim” me krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez, raporton BBC.

Komentet e tij të shtunën kundërshtuan presionin ndaj qeverisë së tij nga ShBA dhe të tjerët për t’u angazhuar për shtetësinë e ardhshme palestineze.

Netanyahu dhe presidenti amerikan, Joe Biden diskutuan të ardhmen e territoreve palestineze në një telefonatë të premten.

Ndërhyrja e fundit e kryeministrit izraelit u duk se thellonte një ndarje publike midis qeverisë së tij dhe ShBA-së mbi qeverisjen e ardhshme të Gazës dhe Bregut Perëndimor kur konflikti i Gazës të përfundojë.