Lajme

Netanyahu: Izraeli synon të bëhet fuqi rajonale dhe globale

01/20/2026 20:50
nga:Y I

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i tij është që Izraeli të shndërrohet në një fuqi rajonale dhe, “në disa aspekte”, edhe në një fuqi globale.

Deklarata u bë gjatë një takimi me studentët e Kolegjit të Mbrojtjes Kombëtare, njoftoi zyra e tij.

Sipas Netanyahut, vendimet kryesore të marra gjatë Luftës së Shpëtimit – emri zyrtar i operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza që nisi në vitin 2023 – kanë ndryshuar rrënjësisht ekuilibrat në Lindjen e Mesme. “Ne po e shndërrojmë Izraelin në një fuqi rajonale dhe në disa aspekte, një fuqi globale,” tha ai.

Kryeministri theksoi se Izraeli ka nevojë për një mbrojtje shumë të fortë, kapacitete të pavarura prodhuese dhe thellim të avantazhit të tij relativ. Ai nënvizoi se qeveria do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për garantimin e sigurisë së vendit dhe të ardhmes së tij.