Lajme

Netanyahu: Izraeli po bën gjithçka për të sjellë pengjet në shtëpi

01/14/2024 19:08
nga:G B

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në ditën e 100-të të luftës është zotuar se do të sjellë në shtëpi të gjithë pengjet e mbetura që mbahen nga Hamasi në Gaza.

Të paktën 240 pengje u morën nga Hamasi më 7 tetor dhe më shumë se 130 janë ende të mbajtur, shkruan Sky News.

“Ne po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të gjithë në shtëpi. Theksoj: Të gjithë, pa përjashtim. Këto përpjekje janë duke vazhduar në çdo kohë, edhe në këtë moment. Ne do t’i përfundojmë në të njëjtën kohë me përfundimin e qëllimeve të tjera të luftës”, është shprehur ai.