Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu falënderoi Shtetet e Bashkuara për “mbështetjen e jashtëzakonshme për Izraelin” në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Shtetit të ShBA Antony Blinken në Tel Aviv të enjten, në luftën e vendit të tij “kundër barbarëve të Hamasit”.
Vizita e Blinkenit, shtoi Netanyahu, ishte “një shembull tjetër i prekshëm i mbështetjes së qartë të Amerikës për Izraelin”.
Hamasi duhet të “shkatërrohet”, tha Netanyahu, ashtu siç ishte shkatërruar ISIS-i, raporton CNN.
“Hamasi është ISIS, dhe ashtu siç u shkatërrua ISIS-i, po ashtu edhe Hamasi do të shkatërrohet dhe Hamasi duhet të trajtohet pikërisht ashtu siç u trajtua ISIS-i”, tha Netanyahu.
“Ata duhet të dëbohen nga bashkësia e kombeve. Asnjë lider nuk duhet të takohet me ta, asnjë vend nuk duhet t’i strehojë ata. Dhe ata që e bëjnë këtë duhet të sanksionohen”, tha udhëheqësi izraelit.


