Sporti

Nesta për formën e dobët të Juventusit: Faji nuk është vetëm i Allegrit

09/30/2022 23:07
nga:Mergim Rreci

Juventus nuk po kalon në një moment të mirë.

Rezultatet e dobëta kanë sjellur kritika të mëdha për drejtuesit e klubit dhe trajnerin Allegri, përcjell GazetaBlic Sport. 

Ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta ka komentuar shkurt situatën aktuale në Torino.

“Faji nuk është vetëm i Allegrit. Problemi është më i përgjithshëm. Me kalimin e viteve, ata kanë bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa. Nuk ka asnjë vijë të qartë, duke përfshirë merkaton. Nuk ka qartësi”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/