Ish futbollisti i Milanit, Alessandro Nesta, ka deklaruar se Milan mund të fitojë ‘Scudetton’ këtë edicion të Serie A.
Nesta ka folur në një intervistë për ‘Gazetta dello Sport‘ ku përveç deklartës së tij se Milan mund të fitojë Serie A, nga ana tjetër ai nuk mendon se ‘Rossonerët’ janë gati për Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.
“Sigurisht që munden ta fitojnë titullin, ata kanë shansin e jetës së tyre. Milani di se si ta trajtojë presionin dhe kjo i bën ata të bëjnë zgjedhjet më të mira”.
“Ka shumë lojtarë të rinj, kështu që nuk shoh një ekip që është gati për Ligën e Kampionëve. Ata nuk janë gati. Ata duhet të marrin pjesë në të për një kohë të gjatë dhe të përshtaten, siç bënë në Serie A”.
“Për të fituar Ligën e Kampionëve, ju duhet të paguani 70 milionë euro për kampionët e mëdhenj, gjë që është diçka që klubet e Serisë A nuk mund ta përballojnë tani”, tha Nesta.
/GazetaBlic Sport/


