Sporti

Nesër zhvillohet tryeza e rrumbullakët “Gjithëpërfshirja në sport e personave me aftësi të veçanta”

11/16/2021 21:23
nga:Lorik J

Organizata Jo-Qeveritare me dhe për shoqërinë në bashkëpunim me OJQ Olimpiada Speciale e Kosovës dhe OJQ Me Dhe Për Kosovën, financuar nga Komuna e Prishtinës organizojnë Tryezën e Rrumbullakët (Webinar) “Gjithëpërfshirja në sport e personave me aftësi të veçanta”.

Në këtë Tryezë do të trajtohen tema shumë të rëndësishme dhe të vlefshme që prekin një sferë tejet të rëndësishme sektorit të shoqërisë dhe sportit në vendin tonë, shkruan GazetaBlic Sport.

Qëllimi elementar i këtij webinari është diskutimi për krijimin e mekanizmave të përshtatshme për përfshirjen shoqërore të personave me aftësi të veçanta përmes sportit, gjithmonë duke ndjekur praktikat e suksesshme të vendeve rajonale dhe Evropiane.

Ky diskutim do të na mundësonte në bërjen e një analize të tërthortë e cila si rezultat do të ofroj një zgjidhje adekuate që do të përmirësonte situatën aktuale duke krijuar një sistem adekuat dhe efikas për afrimin e personave me aftësi të veçanta përmes aktiviteteve sportive që komuna do të zhvilloj në të ardhmen.

Panelistë në këtë Tryezë do të jenë: Jenni Häkkinen – Menaxhere e Programit për Rini, Shkolla dhe Universitete tek Olimpiada Speciale Evropiane Euroaziatike (Special Olympics Europe Eurasia), Drita Dushi, Drejtoresh e Sportit në Olimpiadën Speciale të Kosovës, Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxylli dhe Alban A. Zeka – Drejtor Ekzekutiv i OJQ Me Dhe Për Shoqërinë.

Duke realizuar qëllimet e tij, si rezultat ky webinar do të na ndihmojë në identifikimin e të gjitha hapave që duhet të ndërmerren për involvimin e personave me aftësi të veçanta në aktivitetet sportive të organizuara nga Komuna e Prishtinës dhe jo vetëm.

Kjo ngjarje e do të mbahet online me datën 17.11.2021 në faqet zyrtare të organizatave jo-qeveritare NGO Me Dhe Për Shoqërinë dhe NGO Me Dhe Për Kosovën.

/GazetaBlic Sport